Shqip

“CVP, e vetmja parti që e ka seriozisht me shqiptarët”

“CVP-ja është e vetmja parti e cila po interesohet seriozisht rreth vlerave të komunitetit shqiptar”

Shqipe Bajrami ka mbaruar studimet për gjuhën gjermane dhe të drejtën ndërkombëtare në Universitetin e Cyrihut. Ajo është mjaft aktive në përpjekjet për integrim të komunitetit shqiptar të Zvicrës, kryesisht në sferën e arsimit. Në intervistën nënë e një fëmije shpalos ofertën e saj si kandidate e CVP-së për Parlamentin e Zvicrës. Sipas saj, CVP-në e përafrojnë me shqiptarët vlerat bazë që kultivon kjo parti: kujdesi për familjen po dhe vlera tjera.

Jeni e njohur për komunitetin e këtushëm shqiptar nga aktivitetet tuaja që kanë të bëjnë me shkollën, integrimin etj. por jo edhe si politikane. Çfarë ju ka shtyrë që të filloniangazhimin në politikë?
Shqipe Bajrami: Përveç angazhimit tim vullnetar ka kohë që jam e interesuar të jem aktive edhe në jetën politike të Zvicrës, si anëtare e një partie politike, tashmë. Angazhimi në karrierë dhe të qenët pranë familjes, sot, për mua janë një sfide e re. Përgjegjësitë e mia të reja si nënë më kanë bërë më të ndjeshme ndaj temave të edukimit, arsimit, integrimit dhe familjes në përgjithësi. Angazhimi në politikë më jep mundësinë për t`i trajtuar këto çështje në vendin e duhur. Gjithashtu, prejardhja ime më jep një përgjegjësi tjetër: atë të integrimit të shqiptarëve jo vetëm si shtetas të këtij vendi por edhe si pjesëmarrës aktivë në politikë.

Me këshilltarin federal
Doris Leuthard
shqiptare. Besoj se ka ardhur koha që shqiptarët përmes bindjeve të tyre politike të përfaqësohen denjësisht në politikën e këtij vendi. Toleranca fetare që kultivojmë si komb, na e lehtëson gjithëpërfshirjen në sfidën e re.

Cilat mendoni se janë gjasat dhe ku i shihni më shumë të koncentruar zgjedhësit tuaj potencialë: te komuniteti shqiptar dhe i huaj apo te zviceranët?
Bajrami: Shpresoj nga të gjithë! Familja dhe edukimi janë interes për të gjithë shoqërinë. Kjo vihet re dukshëm në të gjitha takimet elektorale të kësaj fushate. Shqiptarët janë pjesë e Zvicrës dhe si të tillë kemi të drejtë të jemi pjesë e vendimeve politike në këtë vend, qoftë në nivel parlamentar, qoftë në nivelin komunal, në hartim qarqesh etj. Besoj se do ta kem përkrahjen si nga shqiptarët ashtu edhe nga zvicerianët.
Në mbledhjen
e delegatëve

Nëse do të zgjidheni, cilat do të jenë temat të cilat do t`i keni përparësi në punën tuaj si deputete?
Bajrami: Politika familjare (gërshetimi i jetës familjare me atë profesionale, kujdesi i fëmijëve, banimi i përballueshëm, qëndrueshmëria e familjes ne përgjithësi. Edukimi i fëmijëve pa barriera pavarësisht prejardhja e tyre. Pasurimi dhe integriteti i jetës së tyre, zgjerimi i fokusit të jetës njerëzore në përgjithësi. Heqja e barrierave ndaj të huajve dhe rishikimi i pozicioneve të tyre si aleate për të ardhmen.
Sfidat e Shqipes si politikane
Angazhimi në karrierë dhe të qenët pranë familjes, sot, për mua janë një sfide e re. Përgjegjësitë e mia të reja si nënë më kanë bërë më të ndjeshme ndaj temave të edukimit, arsimit, integrimit dhe familjes në përgjithësi. Angazhimi në politikë më jep mundësinë për t`i trajtuar këto çështje në vendin e duhur. Gjithashtu, prejardhja ime më jep një përgjegjësi tjetër: atë të integrimit të shqiptarëve jo vetëm si shtetas të këtij vendi por edhe si pjesëmarrës aktivë në politikë.